Rajoni

Vuçiç takim me Macron: Duhet të punojmë për një zgjidhje me Kosovën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 01/02/21 |
Semiljana Azizi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë ditën e sotme në Paris teksa ka diskutuar nga afër me homologun e tij, Emmanuel Macron.

Ndër të tjera, bëhet me dije se në takimin dypalësh është diskutuar edhe për Kosovën, transmeton Tanjug.

 “Çështja e Kosovës dhe Metohisë është një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe nuk është aspak e lehtë. Të gjithë duhet të punojmë për arritjen e një zgjidhje kompromisi për të dy palët, gjë që nuk ka qenë deri më tani. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm ta dëgjojë presidentin Macron dhe idetë e tij. Le të përpiqemi t’i afrohemi një marrëveshjeje. Unë do t’ia paraqes platformën tonë presidentit Macron dhe jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje të ndershme dhe të hapur dhe se do të arrijmë diçka në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron falenderoi Vuçiçin për vizitën dhe i ofroj sportin e tij në rrugën e normalizimit dhe arritjes së paqes.

Llogarisni në dyert e mia, e unë do të vazhdojë të jem me ju derisa të arrijmë përparim në këtë rrugë, në rrugën e normalizimit, por edhe në rrugën që na sjellë stabilitet e paqe në rajon dhe e di se ky është synimi i juaj. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë me popullin e Serbisë”, tha Macron./Opinion.al

Pas