Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID/Rreziku nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti publikon studimin e fundit

2021/02/01 at 4:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID/Rreziku nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti publikon studimin e fundit

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti është shprehur se të gjithë qytetarët që tashmë e kanë kaluar njëherë koronavirusin, shancet për riinfektim i kanë shumë të pakta.


Sipas Alimehmetit nëpërmjet një postimi në “Facebook” thekson se tashmë ka të dhëna të qarta që flasin për riinfektimet dhe se duke iu bazuar një studimi të Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (Neë York, SHBA), “risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive”.

“Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit.
Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.
Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara.
Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!”, shkruan Alimehmeti në rrjete sociale.

POSTIMI I PLOTE

“Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.”
Cit.: Robert Kennedy

Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!
Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.
Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.

Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.
Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim.

Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët.

Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.

Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (Neë York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese:

Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2.

Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).

Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi:
32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30)
97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30)
185 raste kishin evidencë të dobët.

Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku

NUMRI I CIKLEVE TË AMPLIFIKIMIT KA RËNDËSI THELBËSORE❌

Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim:
84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë).
34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik.
9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim.

Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.

Të dhëna të tjera kyçe:
1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19.
2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19.
Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19.
Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje.

Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3)

Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.
Përfundime të rëndësishme të studimit:
Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive.
Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit.

Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.
Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara.
Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT/Opinion.al

Etiketa: covidIlir Alimehmetimjekriinfektim


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Dyshohet për pengmarrjen e Jan Prengës, GJKKO liron Ardian Doçajn

Dyshohet për pengmarrjen e Jan Prengës, GJKKO liron Ardian Doçajn

Zbulohet një rast me COVID-19, dy milionë australianë në izolim

Zbulohet një rast me COVID-19, dy milionë australianë në izolim

Meta ktheu ligjin për Kodin Zgjedhor, reagon opozita: Mazhoranca të…

Kërkesa e SHBA për listat zgjedhore, Bardhi-Ramës: Turpërove Shqipërinë
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}