Aktualitet

Dyshohet për pengmarrjen e Jan Prengës, GJKKO liron Ardian Doçajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 01/02/21 |
Semiljana Azizi

Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e sotme ndaj Ardian Doçajt masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ .

Ndryshimi i masës së sigurisë ka ardhur pas kërkesës së avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.

Ardian Doçaj dyshohet për pengmarrjen e Jan Pregës. Ai është vetëdorëzuar pranë autoriteteve, 19 ditë pas pengmarrjes,  ndërkohë që një ditë me parë Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër. Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.

Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, ndërsa më 5 shkurt 2020 Doçaj sapo mbërriti nga Vjena u vu në prangat e policisë.

Prej më shumë se një viti trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende  ndërsa policia ndër emrat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tij ka edhe pjesëtarë të familjes Hajri./Opinion.al

Pas