Te Fundit

Vuçiç sqaron pse nuk vjen në Shqipëri për ndeshjen

vucic kryeminister serb

Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 08/10/15 |
b.f

BEOGRAD- Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi, për eliminatorët e kampionatit Europian Francë 2016. Në letrën e tij të hapur, të publikuar nga agjencia e lajmeve Tanjug ai shpjegoi se “shkaku i mungesës së tij është politizimi i ngjarjeve sportive”. Vuçiç e mori këtë vendim pas disa bisedash telefonike me Kryeministrin Edi Rama.
Duke dënuar ashpër incidentin me autobusin e futbollistëve të Kombëtares serbe në Tiranë, Vuçiç tha “i kërkoj Qeverisë shqiptare, të garantojë siguri të plotë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes për të gjithë qytetarët e Serbisë që do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive”.
Kryeministri serb ka vlerësuar mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e marrëdhenieve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë dhe politik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie.
“Unë besoj se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe udhëheqja e Serbisë, shkëmbimi i mirë i studentëve u dërgoi një mesazh jo vetëm popujve tanë por të gjithë botës, se Shqipëria dhe Serbia janë dy vende seriozë dhe të përgjegjshëm për të ardhmen e rajonit”.
Duke iu drejtuar futbollistëve ai u kërkoi të luftojnë për emblemën e flamurit të Serbisë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas