Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat

2022/08/11 at 1:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është skeptik sa i përket arritjes së ndonjë rezultati në rundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


“Po shkoj në Bruksel për të biseduar, nuk shpresoj për ndonjë rezultat, por po shkoj për bisedime”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd më 11gusht.

Rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të takohen me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiç deklaroi për mediat se beson se pala e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se është duke e imponuar vullnetin e vet.

“Atyre nuk u intereson se çfarë do të thotë Beogradi, kështu që unë as nuk e di se për çfarë është dialogu. Ata që deklaruan se duhet të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, më lejoni që t’i pyes ata se a po bëjnë shaka? Çfarë kemi negociuar”, tha Vuçiq.

Çështja e Asociacionit që një kohë të gjatë është shndërruar në pengesë në dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Për krijimin e Asociacionit, palët nënshkruan një marrëveshje më 2013. Më 2015, në kuadër të dialogut në Bruksel, palët po ashtu arritën marrëveshjen mbi parimet për themelimin e Asociacionit, por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte plotësisht në harmoni me Kushtetutën.

Sipas vendimit të Kushtetueses konstatohet se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komunat ku një bashkësi etnike është shumicë.

Vuçiç po ashtu tha se beson se Kosova do të jetë në agjendën e Kuvendit të Serbisë gjatë muajit shtator.

“Besoj se në shtator Kuvendi do të analizojë situatën me Kosovën dhe Metohinë. Ky është obligimi ynë. Qytetarët duhet të dëgjojnë se cili është obligimi ynë dhe shpresoj që arsyeja të mbizotërojë”, shtoi ai.

Vuçiç po ashtu tha se ka informacione për plane lidhur me veriun e Kosovës.

“Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri”, tha Vuçiç, duke paralajmëruar kundër një gjëje të tillë.

“Kërkesa ime për shtetet e QUINT-it është që të mos e bëjnë këtë, Kurti të mos i gënjejë ata. Nuk ka pasur të shtëna në veri, nuk do të lejojmë askënd që të hapë zjarr ndaj ushtarëve dhe policëve tanë në Serbinë qendrore, madje as ndaj NATO-s. Unë u kërkoj që të mos synojnë të bëjnë diçka të tillë”, tha Vuçiq duke mos specifikuar se çfarë planeve po i referohej.

Presidenti serb po ashtu i quajti të rreme akuzat për interesimin dhe përfshirjen e Rusisë në situatën në Kosovë.

“Ata përmendin Rusinë, madje [zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se ne nuk kemi kërkuar ndihmë. Çfarë tjetër po shpikin? Ne kemi shtetin dhe Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare në anën tonë”, tha ai.

Vuçiç tha për gazetarët se ai shpreson se do të ketë një zgjidhje paqësore me Kosovën. Lideri serb shtoi se shpreson që vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca), siç u shpreh, të detyrojnë autoritetet në Kosovë për këtë (zgjidhjen paqësore).

Takimi Kurti-Vuçiç i 18 gushtit do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas më shumë se një viti. Për herë të fundit në Bruksel ata u takuan në korrik të vitit 2021.

Javën e kaluar, shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell, ftoi Kurtin dhe Vuçiçin për takim në Bruksel. Ftesa erdhi në kohën kur tensionet u rritën në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës.

Barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë për në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë u hoqën pasditen e 1 gushtit.

Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, vendime që çuan në bllokimin e rrugëve.

Shtyrja e këtyre vendimeve u bë pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar./REL

 



Ju sugjerojmë

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
Aktualitet

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

8 Janar, 2026 12:11 pm
Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 janar 2026

8 Janar, 2026 8:57 am
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Para
Veliaj-Metës: Ke nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit

Veliaj-Metës: Ke nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit

Kamioni përplaset me BMW-në, plagoset 27-vjeçari në Fier

Kamioni përplaset me BMW-në, plagoset 27-vjeçari në Fier

Video/ Kamionçina përplas makinën në Divjakë, shoferja në gjendje të rëndë

Video/ Kamionçina përplas makinën në Divjakë, shoferja në gjendje të rëndë
















TE FUNDIT

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
8 Janar, 2026

Banorët e Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë kanë marrë një urdhër të menjëhershëm evakuimi, për shkak të rrezikut të lartë...

Lexo më shumë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
8 Janar, 2026

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Policia tha se kishte...

Lexo më shumë

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
8 Janar, 2026

Qiproja, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Megjithatë, Turqia është më e shqetësuar për blerjen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
8 Janar, 2026

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan. Pas ndërhyrjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com