Aktualitet

Veliaj-Metës: Ke nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 11/08/22 |
Opi Nion

Përplasje në distancë ka patur mes kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e sotme.
Veliaj i është përgjigjur një postimi të Ilir Metës në “Facebook” ku ky i fundit kishte publikuar një foto të Tiranës më 1981 dhe në vitin 2021.

Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!”-shkroi Meta.

Veliaj në një status në “Twitter” i kujtoi Metës vitin 1999 kur ishte kryeministër duke thënë se Sahrra ishte tym e flakë ndërsa gëlqeret e Krujës ishin si vello.

‘Të kesh nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1milionë të tjerë. PS. Foto e Tiranes 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flake e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtese 2021 në foto!’- shkroi Veliaj.

 

Pas