Kronikë

Video/ Kamionçina përplas makinën në Divjakë, shoferja në gjendje të rëndë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 11/08/22 |
Opi Nion

Një makinë tip Ford është përplasur me një kamioçinë në Zharrnec të Divjakës, dhe si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Ford.

Sipas Klan News përplasja ka qenë ballore dhe se drejtuesja e mjetit Ford ka humbur kontrollin, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.

Drejtuesja e Fordit është nisur në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur dhe drejtuesi i kamionçinës, i cili tashmë  është ndaluar nga policia.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një radhë e gjatë makinash, ndërsa policia rrugore po ndihmon në mbarëvajtjen e tij./Opinion.al

Pas