Rajoni

Vuçiç: Padia ndaj Serbisë për gjenocid bëhet nëse bashkohet me Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 05/05/21 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar një padi të mundshme për gjenocid nga Kosova.

Ai ka deklaruar se kjo mund të realizohet vetëm përmes një shteti tjetër që është Shqipëria, që sipas tij nënkupton bashkim me Shqipërinë.

“Po kërcënoni Serbinë me gjyq për gjenocid? Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, ka deklaruar presidenti serb.

Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për televizionin Pink në Serbi, ka komentuar edhe çështjen e ndryshimit të kufijve që sipas tij është një temë që trajtohet njëanshmërisht kundër Serbisë.

“Kur dëgjon reagimin e njerëzve që shprehen kundër ndryshimit të kufijve, t’i e di se ata po të gënjejnë hapur, ata janë në favor të ndryshimit të kufijve të Serbisë. Pastaj të thonë se qëndrimi mbahet për shkak të katastrofës humanitare. A nuk ka katastrofë humanitare në Siri, Afganistan apo Irak? Ende nuk e keni ndarë Basra-n nga Iraku, apo Homs-in nga Damasku. Ia keni bërë këtë vetëm Serbisë. Për Evropën, Serbia është e suksesshme vetëm pa Kosovën. Fuqitë e mëdha e kanë bërë këtë gjë gjithmonë, ato duan bashkim kundër serbëve”, tha Vuçiç./Opinion.al

Pas