Sport

Futbollisti i Mirditës godet arbitrin e arratiset nga dritarja e tualetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 05/05/21 |
Opi Nion

Duket se këtë të mërkurë është rikthyer dhuna në stadiumet shqiptare. Sipas abc news rreth fundit të pjesës së parë është ndërprerë takimi midis Sopotit dhe Mirditës, që po luhej në stadiumin e Cërrikut.

Shkak i ndërprerjes së ndeshjes u bë goditja e gjyqtarit vlonjat Klajdi Qendraj, nga një lojtar i Mirditës.

Lojtari është izoluar në dhomat e zhveshjes ndërsa është njoftuar grupi i gatshëm i komisariatit të policisë së Cërrikut.

Derisa kanë mbërritur uniformat blu, dhunuesi i arbitrit kryesor të ndeshjes është arratisur nga dhomat e zhveshjes duke u hedhur nga dritarja e tualetit.

Ndërsa lojtarët e Mirditës bashkë me stafin po merren në pyetje në komisariatin e Cërrikut. Sopoti po kryesonte 2-1 në momentin që u anulua ndeshja./Opinion.al

Pas