Kryesore

Vuçiç: Këtë javë dërgojmë kërkesën për vendosjen e trupave serbe në Kosovë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 12/12/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Radio Europa e Lirë, me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Situata u përshkallëzua deri në këtë pikë një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës.

Më 10 dhjetor, kur serbët nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, Vuçiç deklaroi në Beograd se e di që kërkesa për dërgimin e trupave në Kosovë do të refuzohet nga KFOR-i.

Megjithatë, lideri serb pretendoi se sipas Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me paralajmërimet për dërgimin e trupave, Serbia po “kërcënon me agresion” Kosovën.

Për këtë situatë më herët reagoi kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell bëri thirrje për ç’tensionim të situatës nga të dyja palët, në një kohë kur rrugët në veri të Kosovës mbeten të bllokuara ndërsa këtë të hënë është pezulluar edhe procesi mësimor./Opinion.al

Pas