Aktualitet

Autoritete greke: Lehtësi në pikat kufitare për festa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 12/12/22 |
Opi Nion

Në prag të festave të fundvitit, autoritetet greke premtojnë se shqiptarët që do vijnë pranë familjeve të tyre, nuk do të përballen me radhë të gjata në pikat kufitare. Zëvendës ministri grek i Infrastrukturës dhe transportit Mihali Papadhopulos nga Tirana tha se janë marrë masat për të shtuar numrin e sporteleve.

“Ky është një fenomen që ndodh në të gjitha pikat e kalimit kufitar gjatë festave. Që prej vitit të shkuar kemi marrë masa për të shtuar kapacitetet. Edhe këtë vit do të ketë një numër të shtuar të sporteleve për kalimin e automjeteve”, ka thënë Michalis Papadopoulos.

Deklaratën numri dy i Ministrisë së Infratruktures dhe Transportit e bëri gjatë konferencës së parë shqiptaro-greke që mbahet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve rrugore./Klan News

Pas