Rajoni

Vuçiç: Furnizimi i Kosovës me dronë do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 21/12/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë intervistës së tij për TV Pink, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Serbisë e Turqisë.

Ai ka thënë se furnizimi i Kosovës me dronë “Bayraktar” të Turqisë do të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë.

“Kur turqit thonë se do t’i japin dronët më të mirë Prishtinës, edhe pse ne e respektojmë presidentin Erdogan, sigurisht që do të ndikojë në marrëdhëniet tona”, ka thënë ai shkruan media serbe Danas.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se Serbia do të furnizohet me dronë dhe avionë të tjerë.

“Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë t’i armatosin, sipas ligjit ndërkombëtar. Deri në maj, ne do të jemi në gjendje të mburremi me disa dronë më të fuqishëm dhe avionë të tjerë.”, shtoi Vuçiç.

Pas