Politikë

Vuçiç: Dimër i vështirë po vjen, i kërkojmë BE-së të na ndihmojë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 02/09/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët me liderët e “Open Balkan” i kërkoi mbështetje Bashkimit Evropian për të ndihmuar në situatën e krizës energjitike pasi sipas tij dimri do të jetë i vështirë.

“Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë, ka premtim nga BE që do ndihmohet për shkak të parave të shumta të përdorura për të mbledhur energjinë elektrike, ne do përpiqemi të kërkojmë natyrisht ndihmën e tyre. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer për të gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike”, tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç u shpreh se çdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Gjithçka do të kemi nevojë për vete, çdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithçka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam diçka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e  botës,” – shtoi Vuçiç.

Në samitin e sotëm e “Open Balkan” i pranishëm ishte edhe Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ministri i jashtëm turk dhe ministri i jashtëm i Hungarisë./Opinion.al

 

Pas