Kronikë

Vrau Nevilën për të blerë drogë?2 viktimat ishin rrahur e më pas ishin ekzekutuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 20/06/22 |
Opi Nion

Daniele Bedini, i akuzuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri dhe transeksualit 43-vjeçar Carlo Bertolotti gjatë marrjes në pyetje shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur.

Mëngjesin e sotëm Bedini banues në Carrara nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit hetues Garofalo, gjatë një lidhjeje në distancë nga burgu i Spezias ku ndodhet.

35-vjeçarja shqiptare u vra mes natës së 4 dhe 5 Qershorit, në Marinella di Sarzana dhe 24 orë më vonë u vra edhe transeksuali i njohur ndryshe si Camilla, që u gjet rreth 3 kilometra më tutje. Të dyja viktimat ishin rrahur e më pas ishin ekzekutuar me plumba pistolete në kokë.

Ansa.it shkruan se arma e përdorur, është e kalibrit 22, si pistoleta që babai i Bedinit e kishte denoncuar të vjedhur, por që nuk është gjetur ende nga autoritetet.

Nevila Pjetri dyshohet se u vra gjatë një grabitjeje. Sipas hetuesve, tridhjetë vjeçari kërkonte para për të blerë drogë kur ekzekutoi 30-vjeçaren, ndërsa Camila me gjasa sepse ishte dëshmitare e vrasjes së parë.

Pas