Kronikë

Vrau 41-vjeçarin në Kavajë, burg për policin


               Publikuar në : 12:03 - 13/10/19 |
Opi Nion

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për policin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i cili akuzohet se vrau me dashje Dritan Haxhollin pak ditë më parë në banesën e 30-vjeçares, Marsida Qatja.

Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.

Toçi i ka pranuar që të ndidhmojë 30-vjeçaren dhe ka shkuar në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij, Xhulio Biturku dhe Ermir Çela.

Ndërkohë pak më vonë, Bledar Toçi ka dalë nga banesa dhe ka marrë disa doza kokainë, të cilat ia kishte dhënë vëllai i tij, Bernard Toçi, ky i fundit gjithashtu u la në burg ditën e sotme.

Sipas organit të Akuzës, “Në mbrëmje, Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë”.

Por, pak pas mes nate ka mbërritur pranë banesës së 30-vjeçares Dritan Haxholli, ndërsa derën e ka hapur polici Toçi, pas kësaj ka nisur një përleshje mes tyre e cila degjeneroi deri në përdorimin e armëve ku mbeti i vdekur 41-vjeçari Haxholli./ Opinion.al E.Xh.

Pas