Kronikë

Akuzat/ Arrestohen tre taksistë në Shkodër


               Publikuar në : 12:12 - 13/10/19 |
Opi Nion

Tre taksistë janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Shkodrës, pasi akuzohen se transportonin ilegalisht klandestinë afganë.

Sipas “BalkanWeb”, në pranga kanë rënë Arben Koshi, Gëzim Molla, Idaet Buqa. Këta persona kundrejt pagesës transportonin emigrantët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Arrestimi i tre taksistëve u bë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej rrjetin e transportimit të paligjshëm të emigrantëve./ Opinion.E.Xh.

Pas