Rajoni

Vrau 30-vjeçarin me armë, autori është vëllai i reperit nga Kosova


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 28/05/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një 30-vjeçar ka vrarë një bashkëmoshatar të tij në Ferizaj. Autori më pas është plagosur nga policia pasi nuk i ishte bindur urdhërave të tyre për të ndaluar dhe u kishte drejtuar armën efektivëve.

Ndërkohë sipas Gazetës Express autori Qëndrim Januzi është vëllai i reperit të njohur Betim Januzi i njohur me nofkën Buta.

I dyshuari pasi është plagosur nga efektivët është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për në QKUK. Gjendja e tij është e qëndrushme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se Qëndrim Januzi është ndaluar për 48 orë. Sipas prokurorisë ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

Pas