Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok/Gjykata Tiranës kalon në gjykim dosjen për Ervin Matën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 15/02/21 |
Semiljana Azizi

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale për Ervin Matën.

Sipas ABCNews bëhet me dije se biznesmeni do të gjykohet për kallëzim të rremë.

Ndërkohë për po të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi. Teksa ish-komandoja Meviol Bilo do të gjykohet për plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme në dëm të Eljon Hatos.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku një përplasje mes bandash, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Të përfshirë në këtë ngjarje, janë gjithashtu edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo./Opinion.al

Pas