Aktualitet

Vrasja në Bllok/ Zbulohet emri i mjekut që prishi provat në vendngjarje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 03/05/16 |
b.f

Një ditë pasi Ermal Muça, n/drejtori i policisë tha në Opinion se një nga personat në tavolinë me viktimën Elton Çiço është arrestuar, policia zbardhi identitetin e tij. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin Redjan Rraja 31 vjeç nga Nikla e Krujës.

Ky person, sipas gazetarit Spartak Koka, (dëshmitar në vendngjarje) ështe me profesion mjek. Rraja dhe viktima Çiço i janë drejtuar tavolinës ku ka qenë i ulur gazetari Koka dhe një oficer policie mbrëmjen e së dielës. 10 minuta më pas ka ndodhur edhe krimi në lokal  ‘De Niro’ në zonën e Bllokut. Policia thotë se personi i arrestuar, Redjan Rraja dyshohet se prishi qëllimisht provat në vendin e ngjarjes. Sakaq policia nuk jep asnjë informacion nëse ka ende ndonjë autor të dyshuar të vrasjes.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë

Më datë 01.05.2016, rreth orës 22:10, në rrugën ”Gjin Bue Shpata”, në ambjentet e lokal ”Bar Kafe Deniro”, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Elton Çiça, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital.

Shtetasi Elton Çiça, ka qënë në shoqërinë e shtetasve: A. T., S. K. dhe shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal.

Në momentet që këta shtetas kanë qënë duke qëndruar, në lokal ka hyrë një shtetas i cili është afruar drejtë shtetasit Elton Çiça, duke e qëlluar tre herë me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Video: Ja si e shpjegoi Spartak Koka ngjarjen në Opinion 

Video: Oficeri Ermal Muça për arrestimin e mjekut 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas