Kronikë

Vrasja e oficerit në Lezhë, forcat e Policisë lokalizojnë autorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 28/09/21 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku u vra me armë zjarri efektivi i policisë Saimir Hoxha,  forcat e Policisë, janë duke ushtruar kontrolle nga toka dhe ajri për kapjen e 21-vjeçarit, Aldi Rama, autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë sipas neës 24, policia ka lokalizuar vendi ku autori ndodhet i fshehur. Policia po ushtron kontrollet me helikopter dhe dron, pasi dyshohet se i riu është fshehur në një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Arma e zjarrit, me të cilin është kryer krimi ende nuk është gjetur çka bën të dyshohet se autori është i armatosur.

Kontrolle po kryhen edhe me qen të stërvitur, ndërsa në zonën e Kune-Vainit ka prani të madhe të forcave të policisë. Ndërkohë mësohet se disa persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje.

Më herët policia vendosi një shpërblim prej 20 mijë eurosh për cilindo që jep detaje dhe të dhëna në lidhje me vendndodhjen e autorit.

Pas