Rajoni

Kosovë/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 28/09/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar në 24 orët e fundit për 68 raste të reja me koronavirus. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4.320 mostrave të marra në të gjithë Republikën e Kosovës. Infektimet janë rritur pasi ditën e djeshme u raportuan për 23 raste me koronavirus.

Po ashtu është rritur numri i viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 8 qytetarë, ndërsa dje humbën betejën me COVID-19, 3 qytetarë.

Sipas autoriteteve 323 persona janë shëruar derisa mbi 3.342 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.947 persona kanë vdekur./Opinion.al

Pas