Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit Hoxha, reagon ambasadorja Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 28/09/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha.

Nëpërmjet një mesazhi në ‘Twitter’, Kim u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

Ndër të tjera ajo shkruan se policia është në vijën e parë të rrezikut në emër të të gjithë qytetarëve dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës për heroizmin e tyre.

Gjithashtu Kim shpreson që autorët e kësaj ngjarje të rëndë të dalin përpara drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët dhe të tjerët në rradhën e parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin përpara drejtësisë”.- shkruan Yuri Kim/ Opinion.al

Pas