Kronikë

Vetëplagoset Aldi Rama, autori i vrasjes së efektivit në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 28/09/21 |
Opi Nion
Ka plagosur veten autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, Aldi Rama, raporton TvKlan.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe deri më tani 21-vjeçari ishte në arrati, teksa forca të shumta policie janë mobilizuar për kapjen e tij.Kujtojmë se ditën e sotme në Lezhë  u vra me armë zjarri efektivi i policisë Saimir Hoxha.

Ndërkohë nga ana e policisë është shmangur mundësia e bashkëpunëtorëve, sepse dy personat e vetëm që e shoqëronin autorin në momentin kur ndodhi krimi janë arrestuar dhe gjenden në Komisariatin e Lezhës për t’u marr në pyetje./Opinion.al

Pas