Kronikë

Policia: Aldi Rama ka qëlluar veten me armë, në gjendje kritike për jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 28/09/21 |
Opi Nion

Policia ka arritur të arrestojë Aldi Ramën, autorin e dyshuar të vrasjes së oficerit të Krimeve të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.

Sipas informacioneve Rama fillimisht ka tentuar të vetëvritet, por ka mbetur i plagosur, në gjendje kritike për jetën.

“Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën”, tha Policia në një njoftim për mediat.

Kujtojmë se oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha mbeti i vrarë këtë të martë gjatë një kontrolli për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Efektivi 44-vjeçar ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

Pas