Aktualitet

Vrasja e efektivit Saimir Hoxha,zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongresve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 29/09/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të zhvillohen homazhe në nder të oficerit të Policisë të vrarë në krye të detyrës.

“Ju informoj se homazhet në nder të oficerit të Policisë të vrarë në krye të detyrës do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.”, njofton polica.

Ngjarja e rëndë ndodhi orës 10:30, në Lezhë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë e të shtënave, ndërroi jetë oficeri i policisë, Saimir Hoxha, 44 vjeç.

Ndërkohë, pas krimit të rëndë 21-vjeçari Aldi Rama, autor i ngjarjes, qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij,.

I riu ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./Opinion.al

Pas