Aktualitet

Komisionet online/Gjekmarkaj: Do jemi fizikisht, Rama s’do e ketë të lehtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 29/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme ishin parashikuar disa mbledhje të komisioneve parlamentare, ku nuk munguan përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës.

Ka zgjatur më pak se 4 minuta mbledhja e komisionit për veprimtarinë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin. Mbledhja e shkurtër u shoqërua me debate nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kërkuan zhvillimin e mbledhjeve me prezencën fizike të gjithë deputetëve.

Ka dështuar edhe mbledhja e komisionit parlamentar të mediave. Kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, tha se opozita u paraqit në sallën e komisionit, ndërsa maxhoranca jo, pasi nuk e do përballjen.

“Opozita u paraqit në sallën e komisionit të edukimit dhe medias, në përputhje me kusht dhe ligjet e vendit. U paraqit për të respektuar parlamentarizmin dhe lirinë e fjalës. Gjendemi përpara një situate absurde. Maxhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do përballjen me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çështjen e arsimit në Shqipëri, për shkollat që mbyllen, për 2 orë mësim në ditë në shkollat shqiptare. Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, i konvenon të shmangë çdo debat. Do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë me regjimin. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. Komisioni nuk u konstitua, por opozita u paraqit që të fillonte normalisht. Pjesëtarët e maxhorancës nuk erdhën sepse kanë urdhër. I bëj thirrje Nikollës të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës”, deklaroi Gjekmarkaj.

Pas