Aktualitet

Debatet/Bushati:Të ndërpresin udhëtimet e shopingun, të vijnë në komisione


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 29/09/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit.

Mbledhja u zhvillua “online” ashtu siç është vendosur dhe nga kryesia e kryetarëve, ndërkohë që deputetët e opozitës, ishin të pranishëm fizikisht. Pikërisht prania fizike në Komisionet Parlamentare ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës ditët e fundit.

Nënkryetari i Komisionit Helidon Bushati kërkon pjesëmarrjen fizike të deputetëve socialistë. “Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”- tha Helidon Bushati.

Arben Pëllumbi: Nisim me mbledhjen e parë të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, për një realizim sa më të mirë të detyrave, objektivave dhe besimit që na kanë dhënë qytetarët. Në bazë të vendimit të konferencës së kryetarëve është marrë vendimi që mbledhjet e komisioneve do të mbahet online. Kolegët e opozitës ndodhen pezent në sallë. Qëndrimi i tyre tashmë dihet. Unë do të kisha dëshiruar që në mbledhjen e parë hapëse të ishim të gjithë bashkë dhe ta kishim zhvilluar atë sa më normalisht të ishte e mundur, por nuk varet nga unë. Kemi një vendim të kryesisë dhe unë dua ta zbatoj.

Helidon Bushati: Mbledhjet duhet të bëhen me prezencë fizike.

Arben Pëllumbi: Është e pamundur. Nëse doni të merrni pjesë në mbledhje duhet të logoheni edhe këtu ku jeni. Ne kemi kërkuar që të gjithë deputetët të kryejnë procesin e vaksinimit dhe jam i bindur që me kryerjen e këtij procesi do të bëhet i mundur dhe që mbledhjet tona të kryhen në ambientet fizike. Kemi në rend dite shqyrtimin e draft kalendarit. Kemi veëm një pikë në draftin tre javor të punimeve, kemi një projektligj për radiofikimin e marrëveshjes ndryshuese, në notave të marrëveshjes së këshillit të ministrave të Shqipërisë me Italinë, për zbatimin e programit për zbatimin e studimeve të disibilitetit dhe në sektorin e infrastrukturave. Miratohet.

Helidon Bushati: Kjo është anti-kushtetuese.

Po ashtu edhe Deputeti i PD, Lefter Gështenja kërkoi zbatimin e Rregullores së Kuvendit për të mos i hequr të drejtën e fjalës opozitës.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Bushati tha se opozita është e palëkundur nga vendimi që mbledhjet të zhvillohen në ambientet fizike.

Pas