Kronikë

Vrasja e Edmond Papës, arrestohet njëri nga autorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 03/01/23 |
Opi Nion

Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e Edmond Papës, ngjarje e ndodhur më 16 dhjetor 2022.

Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se më datë 1 janar 2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së Edmond Papës, në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë.

Për ngjarjen është vënë në pranga A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .

Si dhe është shpallur në kërkim bashkëautori shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas