Kronikë

Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 03/01/23 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth. Ka qenë shtetasi G. H. që ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.

 

 

Pas