Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Vlorë,zbardhet dëshmia e pasagjerit: Na bënë pritë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 11/05/21 |
Opi Nion

Ditën e djeshme Vlora u trondit nga vrasja e biznesmenit Bledar Birçaj 40 vjeç. Birçajt iu bë atentat nga dy persona, të cilët qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinë BMW X5, duke e lënë të vdekur në vend. Nga kontrolli i autoriteteve, Birçajt iu gjet në brez dhe një pistoletë tip “Beretta”.

Së bashku me Bledar Birçaj, në makinë ndodhej një person tjetër i cili fatmirësisht iu shpëtoi plumbave. Ai ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve, ku ka deklaruar se kanë qenë të papërgatitur për sulmin në momentin kur autorët u kanë bërë pritë.

 “Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.

Policia deri më tani për vrasjen e biznesmenit ka shoqëruar 15 persona, ndërsa në vendin e krimit polica ka sekuestruar 29 gëzhoja.

Dyshimet e uniformave blu janë se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh jo shumë larg zonës ku ndodhi vrasja pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.

Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë prej nga bënte shpesh vajtje ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik, por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares.

Pas