Kronikë

Vrasja e Artan Santos, SPAK merr në dorë dosjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 17/05/21 |
Opi Nion

SPAK ka rihapur hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo 7 vite më parë. Aktualisht prokurorët kanë nisur hetimet dhe po verifikojnë një grup kriminal.

Santo, i cili u vra në një atentat mafioz në vitit 2014 në Tiranë, ndërkohë që ende pas rreth 7 vitesh nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.

Në fillim të këtij viti ishte Prokuroria e Tiranës që kërkoi rihapjen e kësaj dosje, teksa tashmë do të jetë SPAK që do të ketë në dorë një nga çështjet më të bujshme të viteve të fundit.

Deri më tani dosja e vrasjes së Santos ishte pezulluar për mungesë provash, por së fundmi janë zbuluar indicie të reja.

Më 26 qershor të vitit 2014 Artan Santo një nga bankierët më të njohur në Shqipëri u ekzekutua në hyrje të bankës së nivelit të dytë në të cilën ai ishte bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv.

Vrasja ishte e stilit mafioz pasi 58-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor pak sekonda pasi kishte zbritur nga automjeti dhe po i drejtohej zyrës së punës në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pas