Kronikë

Vrasja e Alkisit, lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 09/02/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë publikuar nga mediat greke lidhur me vrasjen e Alkis Kampanos, 19 vjeç, ngjarje e ndodhur javën e shkuar në Selanik. Me dorëzimin e një të riu nga Athina ditën e djeshme, mbetet për t’u arrestuar vetëm 20-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim.

Ndërkohë Protothema.gr shkruan se ashtu siç pritej nga dita e djeshme, është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin e shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis Kampanos në Selanik.

Sipas informacioneve, urdhër-arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar që dyshohet se është arratisur drejt vendit tonë pas vrasjes brutale të Alkis Kampanos në Selanik nga një grup tifozësh, ka mbërritur që dje në Ministrinë e Brendshme.

Ditën e djeshme Ministria e Brendshme konfirmoi mbërritjen e urdhër-arrestit dhe tashmë ka nisur procesi hetimor për gjetjen dhe arrestimin e tij. Në fakt, hetimet kanë nisur nga pikat kufitare por për momentin nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari./Opinion.al

Pas