Kryesore

Vrasja e 10 personave në Malin e Zi, reagon Abazoviç



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 12/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar pëmes rrjetit social Telegram lidhur me ngjarjen e rëndë në Cetinje, me 10 viktima dhe 6 të plagosur.

“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës”, shkruan Abazoviç.

Pasditen e sotme, pas një konflikti në familje, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 10 persona e duke plagosur 6 të tjerë, mes të cilëve raportohen edhe fëmijë.

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit./Opinion.al

 

Pas