Kronikë

Vlorë/ Vetëvaret në oborrin e banesës 64-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 17/03/21 |
Opi Nion

Një 64 vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani”, Vlorë.

“Sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur  në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas