Kronikë

Vlorë/Policia:Vajza që u qëllua me armë studente,autorit iu gjetën granata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 25/09/21 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e një 20-vjeçareje në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë.

Bëhet me dije se kanë mjaftuar vetëm pak minuta për t’u bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër, ndërkohë që fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

“Më datë 25.09.201, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pas