Kronikë

Vlorë/30-vjeçari s’binte dakord për ndarjen, dinamika e ngjarjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 25/09/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje detaje janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Vlorë ku 30-vjeçari Fadil Likaj qëlloi me armë zjarri një 20-vjeçare.

Dyshohet se 30-vjeçari dhe e reja, e cila ishte studentë në Vlorë kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme, e cila kishte marrë fund.

Ndërkohë shkak për ngjarjen e rëndë është bërë kërkesa e vajzës për t’u ndarë ndërsa djali nuk ishte dakord.

Autori, kishte lënë takim me 20-vjeçaren në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore. Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetën dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Fatmirësisht, 20-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

Pas