Kronikë

Goditet banda e drogës në Elbasan, arrestohen 10 trafikantë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 25/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme është goditur një grup që merrej më shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.

Policia bën me dije se është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Lugaxhi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional  në DVP Elbasan,  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Si rezultat janë vënë në në pranga 10 shtetas dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase.

“Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , bazuar në informacionet se disa shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin  Operacional në DVP Elbasan,  nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Lugaxhi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C.,  22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe  E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.

A.B., 20 vjeç, A.B.,  20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan”, njofton policia.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q.,  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e  shtetasit E. Q.,  dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M.,  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete,  1 motoçikletë, 10 telefona celular,  1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Pas