Kronikë

Vlorë/Përmbyset zetori me të cilin po punonte tokën, humb jetën një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:25 - 01/10/20 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Skrofotinë të Vlorës.

Mësohet se shtetasi i identifikuar me inicialet M.K. gjeti vdekjen pasi zetori me të cilin ishte duke punuar është përmbysur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi

Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas