Kryesore

Denoncimet e PD për familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Propagandë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 01/10/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka publikuar disa herë thirrjet e familjeve në nevojë, të cilat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kanë mbetur pa shtëpi dhe jetojnë në çadra.

Në denoncimet e publikuar nga PD, qytetarët deklarojnë se nuk janë ndihmuar nga qeveria, ndërsa ende nuk janë të qartë nëse banesat e tyre do të rindërtohen.

Pas këtyre denoncimeve, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se PD po i përdor këto familje për propagandë politike.

Duke marrë si shembull rastin e Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike dhe pse ata kanë marrë ndihmën e nevojshme nga shteti.

Postimi i plotë: 

Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra./ Opinion.al

Pas