Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier.
Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.