Aktualitet

I dehur në timon/I riu del nga rruga në aksin Ersekë-Leskovik, plagosen 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 22/05/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Ersekë-Leskovik. 21-vjeçari E. L., duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të lënduar katër pasagjerët në mjet, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.

Pas