Rajoni

Vjosa Osmani: Marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 04/09/20 |
el ida

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve, për të cilën, sipas saj, duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo e cilësoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze në Kosovë, Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Pasditen e së premtes, në Uashington pritet të nënshkruhet një dokument nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, në një ceremoni ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump./Opinion.al

Pas