Sociale

Vjen në jetë bebja me peshë 6.5 kg, rast unik në Kosovë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 28/08/21 |
Opi Nion

Një foshnje me një peshë jo të zakonshme ka ardhur në jetë në klinikën gjinekologjike të Kosovës, përmes një lindjeje jot ë lehtë. Foshnja ka patur një peshë prej 6.5 kilogramësh ndërsa nga ekipi e cilëson këtë rast unik për klinikën e tyre.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.
Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion. Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Klinika Universitare e Kosovës./Opinion.al

Pas