Kryesore

Refugjatët përplasen në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 28/08/21 |
Opi Nion

Incidente janë shënuar gjatë natës së shkuar në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, ku një grup emigrantësh u përpoqën të kalonin ilegalisht kufirin. Siç u raportua nga media në Beograd, ndaj rojeve kufitare hungareze u hodhën gurë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës, duke i shtyrë refugjatët.

Nuk ka asnjë lajm për ndonjë të lënduar.

Në të njëjtën kohë, në orët e fundit, shtuan mediat, policia hungareze ndaloi më shumë se 300 emigrantë të parregullt të cilët kishin arritur të kalonin kufirin nga Serbia. Pas krizës dramatike të migrimit të vitit 2015, fluksi i refugjatëve përgjatë të ashtuquajturës rrugë ballkanike nuk është ndalur kurrë, dhe mijëra të ardhur kryesisht nga Afganistani, Pakistani, Bangladeshi, Siria, Iraku, Irani vazhdojnë të kalojnë vendet e rajonit në një përpjekje për të arritur në Evropën Perëndimore. Itinerari i zakonshëm është ai që të çon nga Turqia në Greqi. Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia./Opinion.al

Pas