-Jetë dhe Stil

Gazeta zvicerane thirrje në shqip, serbisht dhe portugalisht: Vaksinohuni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 28/08/21 |
Opi Nion

Gazeta zvicerane “Blick” ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’u bërë thirrje që të vaksionhen të gjithë komuniteteve të huaja që jetojnë në vend.

Ajo ka përdorur gjuhët përkatëse të tyre, ndërsa shkruan në faqen e parë të variantit të saj të printuar: “Ju lutem vaksinohuni”, në gjuhët shqipe, serbe, eritrease, italiane dhe portugeze.

Numri i pacientëve të shtruar në spitalet zvicerane është rritur me shpejtësi kohët e fundit, sipas Patrick Mathys, menaxher i krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik. Sipas statistikave, të mërkurën mbi 26 përqind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv ishin zënë nga pacientët me COVID-19, të cilët janë dukshëm më të rinj në moshë krahasuar me valën e parë.

Sipas statistikave, më shumë se një e treta e të shtruarve në spital kanë treguar se për pushime kanë qëndruar në një vend të Europës Juglindore në kohën kur e kanë marrë infeksionin, kryesisht në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut./Opinion.al

Pas