Aktualitet

154 refugjatë afaganë në Qytetin Studenti, do ruhen me patrulla policie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 28/08/21 |
Opi Nion

154 shtetasit e mbërritur nga Afganistani drejt Shqipërisë në dy fluturime të ndryshme janë akomoduar në Qytetin Studenti, ku do qëndrojnë përkohësisht, në godinën 11 dhe 12. Por përpara sistemimit nëpër dhoma, u dërguan në qendrën shëndetësore të Qytetit Studenti për të bërë testimet e shpejta anti-Covid.

Për ushqimin si zgjidhje është menduar mensa e Qytetit Studenti. Vetë ata shprehen të kënaqur nga streha që u është mundësuar pas ardhjes në Tiranë, si dhe për trajtimin që po marrin nga autoritetet përgjegjëse shqiptare.

Situatën në atdheun që u detyruan të lënë e vlerësojnë si shumë të vështirë. Për sigurinë e tyre është angazhuar dhe Policia e Tiranës. Patrulla të uniformave blu do të qëndrojnë gjithë kohës në afërsi të strukturave ku janë akomoduar të ardhurit nga Afganistani për t’u garantuar siguri.

Tv Klan

 

 

 

 

 

Pas