Aktualitet

Vizitoi Shqipërinë/ Karantinohet Varhelyi, një anëtar i stafit me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 11/10/20 |
Opi Nion

Pak ditë pasi vizitoi Shqipërinë ku zhvilloi një serë takimesh me krerët më të lartë të shtetit, Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka njoftuar se është karantinuar në shtëpi, pasi një anëtar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Komisioneri  shprehet në postimin e tij në “Twitter” se i është nënshtruar testit, por ende nuk e ka marrë përgjigjen, ndërsa ka shtuar se në teste që ka bërë gjatë javës së kaluar ka rezultuar negativ.

Me tej ai ka shtuar se nuk ka asnjë simptomë të virusit, por duke respektuar rregullat e shëndetit Publik, mbetet në përgjigje të rezultatit.

Postimi i plotë

Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19 . Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit të interesuar po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit public. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!/ Opinion.al

Pas