Të paktën dy njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë shpallur të humbur në zjarret “e paprecedentë” në Australi.
Në ditën e dytë të emergjencës së zjarreve, zyrtarët konfirmuan se më shumë se 150 shtëpi në Uellsin e Ri Jugor ishin djegur.
Mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre, ndërsa urat, shkollat dhe linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar.
Rreth 1.000 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët në Uellsin e Ri Jugor, të mbështetur edhe nga avionët që hedhin ujë nga ajri.
Ka raporte për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre në disa vende ku ekipet e shpëtimit e kanë të pamundur për t’i arritur për shkak të forcës së zjarreve.
Erërat e buta dhe nxehtësia deri në 35⁰C kanë përkeqësuar zjarret, shumë prej të cilave janë në zona të prekura nga thatësira. Ato janë përhapur përgjatë 1.000 kilometrave të vijës bregdetare të Australisë.
Disa njerëz u paralajmëruan të kërkonin strehim nga zjarret në vend që të largoheshin, pasi tani ishte tepër vonë. /Opinion.al