Politikë

“Gjithçka është teatër”, Patozi tregon pse nuk ka lajm për zgjedhjet në PS


               Publikuar në : 17:31 - 09/11/19 |
Al Do

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka thënë se zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste janë një teatër.

Në një status së Facebook, Patozi ngre pyetjen se përse zgjedhjet e brendshme në PS nuk kanë marrë vëmendje mediatike.

“Problemi është se të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër, ndaj edhe nuk kanë asnjë lloj kurioziteti për ta ndjekur shfaqjen. Sepse në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime, dhe kjo epidemi ka prekur të gjithë sistemin politik. Sepse e njëjta histori vijon më pas me listat e deputetëve, emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe me çdo të zgjedhur tjetër në këtë vend”, shkruan Patozi.

Karriera e gjithkujt brenda partisë sipas tij “varet vetëm nga humori i ‘udhëheqësit’” dhe kjo status quo sipas tij nuk kërkohet të ndryshohet nga liderët e partive kryesore. /Opinion.al

Pas