Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vidhnin kasafortat e bizneseve në autostradë, goditet grupi kriminal, 3 në pranga

2021/12/12 at 10:58 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhnin kasafortat e bizneseve në autostradë, goditet grupi kriminal, 3 në pranga

Polica e Tiranës ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar “Autostrada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.


Sipas uniformave blu, është goditur një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës.

Mësohet se kanë rënë në pranga 3 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, mjete të cilat autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Është zbardhur dhe dokumentuar vjedhjet e kasafortave në biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.

Pas një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni “Autostrada”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-Ilir (Mikel) Boja, 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

-Elton Tafa (Beu), 39 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe

-Egzon Mhilli (Murati), 27 vjeç.

Këta 3 shtetas, janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë kohës që ishin duke kryer një vjedhje në një subjekt tregtar në autostradë.

Ndërsa u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”; A. K., 29 vjeç; F. D. (P.) 25 vjeç, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 7 rasteve të vjedhjeve dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese, konkretisht:

* Më datë 06.06.2021, në Kodër Mëzes, në një firmë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash;

* Më datë 12.08.2021, në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje topografike;

* Më datë 18.08.2021, në një qendër tregtare, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e magazinës ku kanë marrë një shumë parash;

* Më datë 30.08.2021, në një firmë dyshohet se kanë vjedhur një shume parash;

* Më datë 17.03.2021, në rrugën “Vangjel Noti”, dyshohet se kanë vjedhur disa medikamente mjekësore në një firmë;

* Më datë 26.11.2021, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kasafortën në një firmë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se njëri nga këta shtetas, konkretisht shtetasi K. A. (M)., në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar, në një banesë në zonën e Gjirit të Lalësit, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarakë, mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 automjet dhe 8 aparate celularë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprime të mëtejshme procedurale.



Ju sugjerojmë

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Para
30 tornado goditën SHBA/ 83 të vdekur dhe me dhjetëra të zhdukur

30 tornado goditën SHBA/ 83 të vdekur dhe me dhjetëra të zhdukur

Përmbytjet/Tirana probleme me furnizimin e ujit, Bovilla e turbulluar. Këto janë zonat më shqetësuese 

Bie intensiteti i reshjeve, IGJEUM: Prurjet në lumin Vjosa do të jenë në...

Operacion antidrogë në Kapshticë, kapen 187 kg drogë, 5 të arrestuar

Operacion antidrogë në Kapshticë, kapen 187 kg drogë, 5 të arrestuar
















TE FUNDIT

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
7 Korrik, 2026

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
7 Korrik, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}